Mëso Kuranin!

Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi gjithçka!

Për një rrugëtim shpirtëror ku fjala e Allahut bëhet udhëzues i jetës, përmes mësimit përmendsh të Kuranit!

Bismilah

Rrugëto me Kuranin!

Akademia e Hifzit "Hafs" është e përkushtuar për ata që duan ta ruajnë dhe ta mësojnë Kuranin. Përmes mësimit të Kuranit përmendsh, fjala e Allahut bëhet dritë në jetën e çdo nxënësi. Ky është një rrugëtim shpirtëror drejt afërsisë me Krijuesin tuaj, përmes fjalës së Tij.

Mëso të Lexosh

Mëso leximin e Kuranit me mësime interaktive të alfabetit arab, të ndërtuara hap pas hapi për çdo nivel. Platforma ofron ushtrime me audio për dëgjim dhe përsëritje, pjesë nga Kurani, mësime të strukturuara që të udhëheqin nga bazat deri te leximi më i saktë, si dhe gjurmim të progresit që të shohësh qartë sa ke avancuar. Gjithçka është e organizuar në mënyrë praktike dhe të lehtë për t'u ndjekur, që mësimi të jetë i qëndrueshëm dhe efektiv.

Dashboard për mësimin e leximit të Kuranit

Përmbledhje e Programit

Akademia e Hifzit “Hafs” është një vend i hapur për të gjithë ata që duan ta mësojnë Kuranin përmendsh dhe ta ruajnë atë në gjokset e tyre. Mësimet zhvillohen me prezencë fizike në Prishtinë, në një ambient të qetë, të organizuar dhe me përkushtim ndaj fjalës së Allahut.

Qëllimi i akademisë është që çdo nxënës të ndiejë afërsinë me Kuranin dhe ta ketë atë si udhëzues në jetën e përditshme.

Çfarë ofron programi?

  • Mësim përmendsh i Kuranit nën mbikëqyrjen e një hafizi me përvojë.

  • Udhëzim dhe mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit të hifzit.

  • Përkushtim ndaj disiplinës dhe edukimit shpirtëror.

  • Mësim në grupe, sipas moshës dhe nivelit të dijes.

Si organizohet mësimi?

  • Mësimet mbahen pasdite të hënën dhe të mërkuren (16:00–19:00), dhe ditën e Xhuma (pas namazit të akshamit).

  • Pushime gjatë Bajramit, Ramazanit dhe verës (zakonisht jo më shumë se 2 javë).

Kush mund të aplikoj?

  • Meshkuj nga mosha 12 deri në 25 vjeç.

  • Ata që lexojnë Kuranin rrjedhshëm dhe me texhvid.

Të tjera informacione

  • Mësimi është falas.

  • Mësues dhe udhëheqës i akademisë është Hfz. Artan Bajrami, i diplomuar në Universitetin Islamik të Medines.

  • Aplikimi është i hapur. Pas aplikimit, çdo nxënës do të kontaktohet për detaje të mëtejshme.

Iniciativa JAP i jep ❤️ Akademisë Hafs!

Programi është nën drejtimin dhe kujdesin e hafizit të nderuar:

Shaip Spahia, Prishtinë, Kosovë